Shënoi golin e parë ndaj Malit të Zi, ja deklarata fantastike e Amir Rrahmanit pas ndeshjes

Kosova ka mposhtur Malin e Zi me rezultatin 2:0, në ndeshjen e luajtur në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian EURO 2020, raporton GazetaBlic.

Amir Rrahmani ka realizuar golin e parë në këtë duel në minutën e nëntë të sfidës – kurse në minutën e 34’të, Vedat Muriqi dyfishoi epërsinë e ‘Dardanëve’.Rrahmani pas ndeshjes u shpreh shumë i lumtur për fitoren e sotme, por më shumë tha se është i gëzuar që skuadra e ka mbajtur portën e paprekur.

“Te them të drejten u gëzova shumë për rezultatin dhe qe nuk kemi pësuar gol këtu. Ka shumë ndeshje që këtu kemi pësuar gol, por jam gëzuar më shumë që nuk kemi pësuar, se sa qe kam shënuar gol”, tha Rrahmani pas ndeshjes për SS.