Pamje të rralla e të rënda që nuk i keni parë nga Masakra e Dubravës

    Më 19 maj të vitit 1999 në burgun famëkeq të Dubravës, kur serbët mbanin në arrest qindra shqiptarë, kishte fillura mizoria e ushtarëve dhe policëve serbë kundër të burgosurve shqiptarë duke i vrarë e masakruar.

    Në një video me pamje të rënda ku shihen trupat e shqiptarëve të vrarë nga policia dhe ushtria serbe, aty shihet edhe ndërtesa e burgut e shkatërruar nga bombardimet e NATO’s.

    Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.

    Brenda Burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve.

    Ende për këtë masakër nuk është dënuar askush.