Numërohen gjysma e votave, ky është rezultati

Tashmë janë numëruar 50 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Vazhdon të prijë LDK-ja me epërsi të vogël ndaj Vetëvendosjes.

385 mijë vota janë numëruar deri më tani dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka 96.781 të votave.

Sipas këtyre rezultateve preliminare, e dyta është Vetëvendosja me 95.281 vota.

Dy partitë deri tash opozitare po garojnë me rezultat të ngushtë me njëra-tjetren, ndërsa e treta është PDK-ja me 85.479 vota.

Koalicioni AAK-PSD ka 47.761 të votave, që i bie 12.4 për qind.

Ndërkaq koalicioni Nisma – AKR ka 5.5 për qind të votave.

Ja rezultatet: