Njeriu i Trump thirrje kosovarëve: Votoni për Veselin që forcon miqësinë me Amerikën, të tjerët e rrezikojnë

Në tubimin e sotëm që është duke u mbajtur sot në qytetin e Gjilanit, edhe ish-kreu i Drejtësisë në Administratën e presidentit Trump, Matt Whitaker, ka mbajtur një fjalim.

Ai para gjilanasve ka thënë se Kadri Veseli është kadidati më i fortë kundër korrupsionit sepse, siç thotë ai, Veseli ka angazhim të dëshmuar.

“Pra, më duket se zgjedhja për popullin e Kosovës është mjaft e qartë dhe ju keni një vendim shumë të rëndësishëm për të marrë. Në këto votime, zgjedhja është midis: një qeverie që do të forcojë bashkëpunimin me ne – Shtetet e Bashkuara për të luftuar korrupsionin dhe për të zhvilluar ekonominë tuaj në mënyrë që të krijohet mirëqënie dhe sukses për të gjithë. Mundësitë tuaja alternative përbëjnë një rrezik – bëhet fjalë për një qeveri e udhëhequr nga politikanë që mund ta izolojnë Kosovën dhe do të dëmtojnë marrëdhëniet tuaja me ne. Për një qeveri që nuk mund ta luftojë korrupsionin” ka thënë Whitaker.

Ai tutje shtoi se këto synime kryhen duke pasur një kryeministër që kërkon miqësinë dhe mbështetjen e SHBA-ve.

Që të vijnë këtu bizneset dhe investitorët amerikanë duhet të jenë në gjendje besojnë udhëheqësve dhe qeverive të qeverive të huaja. Parakusht është luftimi i korrupsionit si një kriter i domosdoshëm. Tani për tani, amerikanët kanë hezituar të investojnë në Kosovë për shkak të frikës që kanë prej korrupsionit. Kadri Veseli nuk paraqet rrezik në këtë aspekt. Ai është një reformator. Kadri Veseli është mik i Shteteve të Bashkuara dhe mik i Iowa-s”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Veseli ka nisur fushatën me premtim për luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se punën do ta nis nga partia e tij.