Kurti, pas dëshmisë në Prokurori: Pres të ngritët aktakuzë ndaj Thaçit dhe Veselit

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti është deklaruar për media, pas intervistimit në Prokurorinë e Shtetit lidhur me dëshminë e tij rreth kallëzimit penal ndaj presidentit të shtetit, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, lidhur me rastin e “Syrit të Popullit”.

Kurti u shpreh optimist se organet e drejtësisë do të ngritin aktakuzë ndaj Thaçit dhe Veselit, shkruan Indeksonline

“Kemi bërë këtë kallëzim penal meqenëse ata kanë deklaruar rrejshëm duke na akuzuar neve dyve lidhur me Syrin e Popullit.

Na kanë akuzuar se kemi inspiruar dhe udhëhequr atë organizatë. Është për tu çuditur se si prokurori i rastit s’ka reaguar fare në atë kohë. Më në fund ne e fituam këtë thirrjen nga prokuroria.

Dhe u përgjigja në të gjitha pyetjet e këtij kallëzimi penal.

Kërkojë të shndërrohet në aktakuzë dhe në këtë mënyrë që të mundësohet një proces i drejtë për deklarimet e rrejshme që i kanë bërë këta dy.

Ky proces duhet të përfundoj me dënimin e këtyre dyve. Do të jem i gatshëm që çdo herë që më thërret prokuroria për dëshmitë tona lidhur me shpifjet e tyre”, është shprehur ai.

2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published.

]