E bija e kryetarit ushtron në mënyrë të çuditshme: “Në palestër patjetër duhet të jetë errësirë e plotë!”

Ivanka Trump, e bija dhe këshilltare e kryetarit të SHBA-Së, Donald Trump, kujdeset shumë për sigurinë e vet

Kjo edhe nuk është për t’u çuditur duke pasur parasysh që sa shpesh i ati i saj tmerron botën me qëndrimet dhe vendimet e tij kontradiktore.

Falë gjithë kësaj, në sulm të kritikave rregullisht gjenden edhe Ivanka dhe familja e saj.

E gjithë familja ka truprojat personale të cilat kujdesen ditë e natë për ta, mirëpo, si duket, të gjithë anëtarët e kësaj familjeje kanë vendosur të marrim masa shtesë të kujdesit.

Ivanka dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kujdesen për dukjen e tyre andaj nuk huqin asnjë ritual mëngjesi, i cili përfshin edhe shkuarjen në palestër.

Kjo nuk do të ishte asgjë e pazakontë sikur bashkëshortët assesi të mos lejonin ndezjen e dritave në palestër në mënyrë që kalimtarët e rastit të mos i shohin, madje e gjithë kjo për shkak të frikës nga sulmuesit potencialë.

“E bija e kryetarit dhe dhëndri dëshirojnë të shkojnë në trening të hershëm në palestrën e afërt” shkruan “The Washington Post” dhe ka zbuluar që në hapësirë patjetër duhet të jetë errësirë derisa zgjat treningu në mënyrë që të jenë tërësisht të padukshëm.

Nuk jemi të sigurt si duket një trening i tillë, mirëpo është e qartë që sigurinë e kanë në vendin e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

]